Ndodhitë e çuditshme nuk ndalen asnjëherë në futbollin kosovar.
Kësaj here në takimin miqësor mes Drenicës dhe Istogut ndodhi diçka e paprecedentë, shkruan Gazeta Olle.
Futbollisti i huaj i Istogut, Effa Dylan pak para se të futej në fushë urinoi në rrethojat e stadiumit sintetik në Skenderaj dhe nuk e pa të arsyeshme që të shkonte deri tek tualeti i impiantit.
Ndeshja përfundoi me rezultat të ngushtë 1-0 në favor të Istogut, por ky gjest nuk kishte se si ti ikte syrit të kamerave.
Dylan është një nga lojtarët kryesor të skuadrës nga Istogu, ai aty ka ardhur në formë huazimi nga Ballkani.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.