×
  • Sport
  • Sport

    Futbollisti i Juves nga karantina: “Moment i vështirë, por jemi të qetë”

    Reporteri
    20 Mars 2020 | 17:55

    Juan Cuadrado la deklaruar se te Juventusi janë të qetë dhe se Daniele Rugani dhe Blaise Matuidi janë shumë më mirë pasi dolën pozitiv për COVID-19.


    Kolumbiani ka kërkuar nga të gjithë që të zbatojnë rregullat në mënyrë që të përhapet sa më pak armiku i padukshëm që deri më tani ka marrë mijëra jetë nëpër botë.

    “Jemi të qetë, sepse shokët tanë Rugani dhe Matuidi janë shumë më mirë dhe po ndjekin instruksionet nga qeveria”, tha ai për ESPN. “Nuk dua që njerëzit ta marrin këtë si diçka të lehtë, në Itali situate është shumë e vështirë”.

    “Njerëzit nuk besojnë por numri po rritet dita ditës, ne duhet të marrim masat e nevojshme për të siguruar që të ketë sa më pak raste në Kolumbi sesa që ka këtu në Itali”.

    Italia është vendi që është prekur më së shumti nga koronavirusi, teksa numri i të vdekurve ka shkuar afër 4 mijë.

    Në botë, afër 230 mijë veta kanë dalë pozitiv me COVID-19. Derisa raportohet për mbi 9 mijë të vdekur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!