Shqipëria ka shumë futbollistë që luajnë në Itali dhe janë të prekur nga situata e rëndë që po përjeton vendi fqinj për shkak të përhapjes së frikshme të Covid-19.
Një prej tyre, Ledjan Memushaj ka komunikuar me Super Sport, ku ka treguar rreth situatës atje dhe çështjeve të tjera që prekin mesfushorin e kombëtares sonë.
SITUATA NË ITALI– Po bëjmë gati një muaj që jemi mbyllur në shtëpi dhe është gjë e vështirë. Nuk rrihet në shtëpi. Sa hap televizorin dhe sheh lajmet degjon vetëm për njerëz dhe të vdekur dhe të infektuar, prandaj bëhen akoma më të vështira këto ditë. Çdo ditë këtu ngjan sikur do të jetë pak më mirë, por është akoma më keq gjendja. Tani sikur po përmirësohet pak sepse po ulet numri njerëzve që shkojnë në spitale. Por besoj se do zgjasë akoma si situatë, besoj se akoma një muaj do zgjasë.
GJENDJA E FAMILJARËVE– Ne jemi të gjithë mirë. Kam vëllain, i cili ka 10 ditë me simptoma, por nuk ka bërë tamponin dhe ata nuk ta bëjnë po nuk pate disa efekte të tjera.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.