Futbollisti i Serie A e kalon me sukses sfidën ndaj koronavirusit

Sampdoria është skuadra më e prekur nga pandemia koronavirus në kampionatin italian Serie A.


Fillimisht ishte sulmuesi Manolo Gabbiadini që rezultoi pozitiv pas testeve, ndërsa pas tij Sampdoria konfirmoi edhe emrat e katër futbollistëve tjerë që kanë rezultuar pozitiv, Omar Colley, Morten Thorsby, Albin Ekdal dhe Antonino La Gumina.

Më 14 mars pozitiv nga klubi dolën edhe Fabio Depaoli dhe Bartosz Bereszynski duke quar në shtatë numrin e futbollistëve të prekur nga kjo pandemi.

Qendërmbrojtësi nga Gabmia, Omar Colley më nuk ka asnjë simptomë të koronavirusit, edhe pse Sampdoria e kishte konfirmuar atë si të infektuar.

Ka qenë vetë lojtari që ka konfirmuar se ka bërë dy herë testet dhe nuk ka dalë asnjë simptomë e pandemisë.

“Kam bërë dy teste dhe rezultatet ishin negative. Prandaj mund të konfirmojë se unë dhe familja ime jemi të sigurt nga koronavirus”.

“Falënderojë Sampdorian për ndihmën dhe mbështetjen që kemi marrë dhe vazhdojmë ta marrim”.

“Lutem për të sëmuret dhe u uroj atyre shërim sa më të shpejtë. Zemra ime mendon gjithashtu për të gjithë mjekët, infermierët dhe ekspertët e guximshëm që punojnë ditë e natë për ta luftuar këtë virus”, ka deklaruar Colley.

Edhe pse ka mbetur e paqartë nëse lojtari ka qenë i infektuar ose jo me koronavirus, mediat italiane e kanë raportuar atë si futbollistin e parë që është shëruar nga kjo pandemi.

Tani numri i futbollistëve të prekur nga kjo pandemi në Serie A është 10, me Daniele Ruganin e Juventusit që është konfirmuar si i pari.

Manolo Gabbiadini, Morten Thorsby, Albin Ekdal, Antonino La Gumina, Fabio Depaoli dhe Bartosz Bereszynski janë futbollistët e prekur te Sampdoria nga ky virus.

Ndërkohë te Fiorentina janë tre futbollistë të tjerë, Vlahovic, Patrick Cutrone dhe German Pezzella.