×
  • Sport
  • Sport

    Futbollisti më i pasur se Messi e Ronaldo largohet nga Leicesteri, befason me klubin e ri

    Reporteri
    24 Shtator 2020 | 14:47

    Faiq Bolkiah njihet si futbollisti më i pasur në botë


    Bolkiah nuk është se paguhet shumë nga klubet, por ai vjen nga një familje shumë e pasur, shkruan Reporteri.net

    Babai i futbollistit 22 vjeçar është Princi i Bruneit dhe vëllai i Sulltanit të Bruneit, Hassanal Bolkiah. Pasuria e familjes së Faiq llogaritet rreth 28 miliardë dollarë.

    Faiq tani është larguar nga Leicester City dhe karrierën do ta vazhdojë në Portugali, te Maritimo.

    Si i ri ai ishte pjesë e grupmoshave të Chelseat, por pa lënë gjurmë. Më pas më 2016 u transferua te Leicester, ku edhe aty nuk është se pati ndonjë sukses.

    Tani ai është transferuar në Portugali me shpresën që do të ketë mundësi për të luajtur më shumë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!