×
  • Sport
  • Sport

    Futbollisti që po shkëlqen në Zvicër: Ëndërroj që të luaj për Kosovën

    Reporteri
    11 Tetor 2019 | 15:58

    Shumë talent shqiptarë po shkëlqejnë nëpër klube të ndryshme evropiane.


    Njëra nga ta është edhe Eralb Foniqi i cili po aktivizohet momentalisht tek ekipi i dytë i skuadrës së njohur zvicerane Wil.

    Gjilanasi shihet si njëri nga lojtarët më të talentuar të ekipit zviceran dhe pritet së shpejti të luaj ndeshje me ekipin e parë.

    Në një intervistë për Telegrafin, Foniqi ka thënë se momentalisht është shumë mirë në klubin aktual.

    “Për momentin jam shumë mirë, por çdoherë ekziston mënyra për më mirë dhe shpresoj që të vijnë ditë edhe më të mira”, tha Foniqi.

    Foniqi thotë se futbolli është jeta e tij dhe është i lumtur që luan.

    “Nuk e luaj futbollin se e kam për detyrë, por e luaj me vullnetin dhe guximin më të madh. Për mua futbolli nuk është vetëm një lojë, por thjesht futbolli është jeta ime”, vazhdoi tutje Foniqi.

    20-vjeçari synon që një ditë të luaj në ndonjërën nga ekipet më të famshme evropiane.

    “Planet e mija për të ardhmen janë që ëndrra ime të bëhet realitet, kjo do të thotë që të arrijë të luaj në ndonjë ekip të famshme evropiane”, tha Foniqi për Telegrafin.

    Sulmuesi me prejardhje nga Dobërçani tregon se stërvitet vazhdimisht me skuadrën e parë të Wilit, ndërsa shpreson që këtë edicion të debutoj me ekipin e parë.

    “Deri më tani nuk kam pasur lojë me ekipin e parë të Wilit, për momentin jamë vetëm duke ushtruar me skuadrën e parë. Jam duke e dhënë maksimumin në stërvitje, me qëllim që të arrijë të luaj në ekipin e parë”, tha Foniqi.

    Ylli i ri kosovar thotë se do të ishte nder për të të luante me Kosovën dhe se kjo është një ëndërr e tij.

    “Çdo person pavarësisht ku jeton asnjëherë nuk duhet ta harroj vendlindjen e tij. Do të isha i nderuar nëse një ditë do të arrija të luaja për Kosovën, pasi kjo është ëndërr për mua”, ka përfunduar Foniqi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!