Mesfushori i Twentes në Holandë, Lindon Selahi, ishte një nga risitë e grumbullimit të tetorit në Kombëtare, ndërsa edhe debutoi edhe zyrtarisht me fanellën e Shqipërisë me futjen në minutën e 89-të, në fitoren ndaj Moldavisë.
Në një prononcim për median holandeze “Tubantia”, 20-vjeçari tregon për ardhjen e gjyshit të tij në Belgjikë, ndërsa në artikull, holandezët ngrenë dyshimin se nëse futja e tij në fushë në atë minutë, ishte një gjest vlerësimi për lojtarin, apo kishte një prapaskenë për ta “djegur” dhe tashmë të jetë vetëm i Shqipërisë.
“Gjyshi im erdhi në Belgjikë, për shkak të luftës në vendin tonë. Babai im ka lindur në Belgjikë, ndërsa mamaja në Shqipëri. Unë ndihem shqiptar, edhe belg” – tregon Selahi.
Media holandeze shkruan gjithashtu se në Belgjikë po interesoheshin për të për ta marrë në Kombëtare, ndërkohë që festë kishte edhe nga Kosova. Por, pasi ishte ftuar për ekipin U-21 të Shqipërisë, ai pranoi edhe ftesën nga Edi Reja në ekipin e parë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.