×
  • Sport
  • Sport

    Futbollisti uruguaian ndahet nga jeta në moshën 30-vjeçare

    Reporteri
    07 Shkurt 2021 | 0:00

    Sulmuesi i Godoy Cruz, Santiago Garcia ka vdekur në moshën 30 vjeç.


    Uruguajani – i cili ishte mbiquajtur ‘Morro’ – u gjet i vdekur në banesën e tij në qytetin e Mendoza, siç raportohet së pari nga TyC Sports .

    Media argjentinase shton se askush nuk kishte qenë në gjendje të binte në kontakt me Garcian për disa ditë megjithëse lojtari ishte i lidhur me një transferim në Velez Sarsfield, Estudiantes dhe Gimnasia

    Rrethanat nuk besohet të jenë të dyshimta, ndërsa lojtari thuhet se po trajtohej për depresion.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!