×
  • Sport
  • Sport

    Gafa e vitit në La Liga, shikoni gabimin e portierit

    Reporteri
    17 Korrik 2020 | 11:54

    Eibar fitoi 3-1 në fushën e vet kundër Valladolid dhe është pranë arritjes së suksesit të dytë radhazi në La Liga. Të dy golat janë shënuar në pjesën e parë.


    Qendërmbrojtësi Bigas realizoi me kokë në minutën e 21-të, ndërsa shtatë minuta më pas erdhi dyfishimi. Gafë fatale e miqve, të cilët i dhuruan Eibarit shansin të gjente golin e dytë.

    Një mbrojtës mik ktheu një top drejt portierit Churripi, por 26-vjeçari rrëshqiti dhe aty përfitoi japonezi Inui, i cili realizoi me portën bosh.

    Të dy skuadrat shënuan nga një gol në pjesën e dytë dhe e gjithë ndeshja u mbyll me triumfin 3-1 për vendasit e Eibar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!