×
  • Sport
  • -->
    Sport

    Galtier do të largohet pas përfundimit të sezonit, PSG-ja në kërkim të një trajneri të ri

    Reporteri
    03 Prill 2023 | 23:32

    Paris Saint-Germaini raportohet se do të marrë një vendim përfundimtar në ditët në vijim për të ardhmen e Christophe Galtier.

    Vendimi pritet që të jetë për ndërprerjen e bashkëpunimit me të, pas përfundimit të sezonit aktual.

    Sipas “Le Parisien”, nuk ka gjasa që Galtier të qëndrojë në “Parc des Princes” edhe sezonin e ardhshëm.

    Tutje, mediumi francez ka shkruar se krerët e klubit parisien kanë nisur kërkimet për zëvendësuesin e 52-vjeçarit.

    PSG-ja regjistroi një tjetër dështim në garat evropiane, pasi u eliminua herët nga Liga e Kampionëve.

    Klubi nga kryeqyteti francez u eliminua edhe nga Kupa e Francës, teksa është vetëm në garë për të mbrojtur titullin në Ligue 1.

    Vlen të theksohet se Galtier ka kontratë të vlefshme me PSG-në deri në verën e vitit të ardhshëm. /Express

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!