Janë publikuar nominimet për lojtarin më të mirë të sezonit në Premierligë.
Elita e futbollit anglez po kalon sezonin më emocionues në histori, kur një xhiro para fundit, dy skuadra po luftojnë për titull, dhe të dy këto ekipe kanë kaluar numrin e 90 pikëve.
Bëhet fjalë për Manchester Cityn dhe Liverpool, që po kryesojnë me 95 pikë, respektivisht 94.
Tre lojtarë të Liverpoolit dhe dy të Manchester Cityt, janë në mesin e gjashtë të nominuarve për futbollistin e vitit.
Në këtë listë, ka zënë vend edhe ylli i Chelsea, Eden Hazard.
Lista me lojtarët e dominuar për futbollistin e vitit:
Sergio Aguero
Eden Hazard
Sadio Mane
Mohamed Salah
Raheem Sterling
Virgil van Dijk
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.