Trajneri i Atalantas, Gasperini thotë se skuadra e tij sot tregoi se mund të luajë futboll të mirë edhe në Ligën e Kampionëve.
Atalanta fitoi ndeshjen e kthimit ndaj Valencias me rezultatin 3:4, për të kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve me rezultatin e përgjithshëm 4-8.
“Është diçka shumë e jashtëzakonshme që ne shënojmë kaq shumë gola, shpesh katër ose më shumë. Pas një fillimi të vështirë në këtë garë, ne u adaptuam, fituam katër ndeshje të Ligës së Kampionëve me radhë dhe pamë sonte që mund të bëjmë shumë më mirë”, tha fillimisht Gasperini.
Ai më pas tregoi se kjo fitore shkon për personat në Bergamo.
“Ne e dimë që shumë njerëz po na shikonin nga Bergamo, përfshirë këtu edhe drejtorin e spitalit, kështu që jemi të lumtur që u dhamë atyre një moment gëzimi.”Në fund, ai dha edhe një koment për Ilicicin, i cili realizoi katër gola sonte.
“Ilicic ka bërë një ndeshje të madhe. Unë mendoj se ka shumë pak lojtarë që kanë shënuar katër në një lojë të vetme të Champions League!”, përfundoi ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.