Amir Rrahmani nuk pati ditën e tij më të mirë sot
Napoli arriti të fitonte 2-1 ndaj Udineses në udhëtim, derisa Gattuso për herë të parë këtë edicion në Serie A startoi me Rrahmanin, shkruan Reporteri.net
Por, kapiteni i Kosovës gaboi rëndë në minutën e 27-të duke ia mundësuar Lasagnas që ta shënoi golin e barazimit.
Amir Rrahmani, Lasagna’ya golü hediye ediyor. #UdineseNapoli pic.twitter.com/RJWu0VVsnr
— Serie A Türkiye (@SerieA_TR) January 10, 2021
Gattuso menjëherë pasi u krye pjesa e parë e largoi Rrahmanin nga loja duke e zëvendësuar atë me Mario Rui.
Pas ndeshjes trajneri i Napolit foli për gabimin e Rrahamnit, por premtoi se ai do ta ketë shansin përsëri që ta tregojë veten.
“Më vjen keq për Amir Rrahmanin, ai është një profesionist i shkëlqyeshëm, por ai po luftonte sot dhe unë duhej të merrja vendime. Ai do të marrë shansin e tij përsëri. Unë mendoj se duhet të heqim dorë nga rrëmujat në mediat sociale në ditët e sotme, sepse Napoli, Roma dhe Lazio janë vende të ngjashme, në atë që ne jemi vazhdimisht të rrethuar nga thashetheme, thashetheme, diskutime, shumë flitet dhe ne duhet të injorojmë ajo”, ka thënë Gattuso. /Reporteri.net/