Mesfushori spanjoll, Gavi, i ka munguar skuadrës së Barcelonës për 348 ditë për shkak të lëndimit.
Gavi i mungoi Barçës nga 20 nëntori i vitit të kaluar për shkak të një operimi në gju.
20-vjeçari Gavi ishte lënduar gjatë fitores 3:1 të Spanjës ndaj Gjeorgjisë në kuadër të kualifikimeve për Evropianin e këtij viti.
Ai u kthye të dielën dhe luajti tetë minuta në fitoren 5:1 të Barcelonës ndaj Sevillas.
“Jam shumë i lumtur që jam kthyer me ekipin. Unë kam ëndërruar për këtë moment për shumë muaj dhe u jam mirënjohës të gjithëve sepse ata e kanë bërë shumë më të lehtë për mua. Ndihem shumë me fat që jam rikuperuar. Kur sheh të gjithë tifozët dhe shokët e skuadrës të cilët të vlerësojnë aq shumë, ndihesh shumë me fat”, ka thënë Gavi, shkruan të hënën “Reuters”.
Barcelona po bëhet gati për një javë goxha të vështirë, pasi fillimisht do të përballen me Bayern Munchen të mërkurën në Ligën e Kampionëve, derisa të shtunën i shkojnë Real Madridit në “Santiago Bernabeu”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.