×
  • Sport
  • Sport

    Gazeta e madhe spanjolle ‘Marca’ ia kushton një artikull Prishtinës para ndeshjes me Barcelonën

    Reporteri
    15 Janar 2021 | 11:46

    Prishtina sonte luan me Barcelonën në kuadër të Ligës së Kampionëve me fillim nga ora 18:30


    Kjo ndeshje do të luhet në Barcelonë dhe vendasit janë favorit pasi ata janë edhe kampion aktual, shkruan Reporteri.net

    Gazeta e njohur spanjolle, ‘Marca’ ia ka kushtuar një artikull Prishtinës para kësaj ndeshje.

    Marca shkruan se Prishtina para se të nisej për në Barcelonë bëri homazhe te heronjtë e tyre.

    “Para se të nisen për në Barcelonë, ekipi i Prishtinës bën homazhe te heronjtë e tyre: Fadil Vokrri dhe Adem Jashari” shkruhet në artikullin e Marcas.

    Ndryshe, kjo ndeshje do të transmetohet në Art Motion dhe Klan Kosova. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!