Po vazhdon debati madh në shtypin sportive botëror për ndeshjen e mbrëmshme Zvicër-Serbi, me kryeprogatonistët Xhakën dhe Shaqirin.
Gazeta e njohur sportive, MARCA, ka shkruar se“Ishte ndeshje e dy ekipeve në të cilën luajtën tri. Rivaliteti mes Zvicrës dhe Serbisë për kohë të gjatë ka përfshirë edhe Kosovën. Ishte e mjaftueshme të shihni rrjetet sociale për të kuptuar vlerën sociale dhe gjeopolitike të ndeshjes në stadiumin 974”.
Sipas Marcas, katër vjet më parë në Rusi, Shaqiri e Xhaka ua bënë të qartë serbëve prejardhjen e tyre, duke e vlerësuar kështu si ndeshjen më të mirë në këtë botëror deri më tani.
“Thonë se koha shëron gjithçka, por ka gjëra që nuk do të shërohen kurrë. Ishte Shaqiri që shënoi pas 20 minutave dhe shkoi te tifozët serbë për t’ua mbyllur gojën. Dy herë. Përqafimi i tij me Xhakën as nuk kishte nevojë për shpjegim”, vazhdon Marca.
Zvicra fitoi 3-2 ndaj Serbisë, ku Xhaka u shpall lojtari i ndeshjes.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.