Gazetari britanik që është një shkrimtar global i sporteve për Associated Press, Rob Harris, ka njoftuar se Premier League mund të jetë liga e vetme që do zhvillohet normalisht në këtë fundjavë.
Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Twitter, ka thënë se programi do jetë i plotë dhe ndeshjet do luhen me tifozë brenda të gjitha stadiumeve, shkruan Reporteri.net.
Ndërkohë virusi COVID-19, përpos që ka marrë shumë jetë njerëzish, së fundmi ka filluar ta prekë edhe botën e sportit.
Disa futbollistë kanë rezultuar pozitivë dhe pothuajse shumica e ligave janë suspenduar, disa për dy javë e disa për një afat të pacaktuar.
Së fundmi në Angli është infektuar me koronavirus edhe trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta me ç’rast klubi ka bërë të ditur që nuk do të jenë në gjendje t’i luajnë ndeshjet e planifikuara./Reporteri/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.