×
  • Sport
  • Sport

    Gazetari polak tregon fotografinë, përveç gjuajtjes me shishe, tifozët goditën lojtarët edhe me Iphone 6

    Reporteri
    13 Tetor 2021 | 22:58

    Gjatë takimit të mbrëmshëm mes Shqipërisë dhe Polonisë pati edhe incidente në stadiumin “Air Albania”.

    Pasi Polonia shënoi golin e parë dhe të fitores në minutën e 77, tifozët shqiptar e nervozuar hodhën shishe në drejtim të lojtarëve polak, shkruan Reporteri.net.

    Sipas gazetarit polak, tifozët jo vetëm që përdorën shishe, por edhe telefona në drejtim të lojtarëve.

    Në llogarinë e tij në Twitter, gazetari polak Szymon Borczuch ka publikuar një fotografi të shkrepur gjatë atyre momenteve të situatës së tensionuar në stadium.

    “Shkrepëse, telefon e shishe të shumta” shihen në foton që ai ka ndarë me ndjekësit e tij.

    Kujtojmë se ky takim u mbyll me rezultat 0-1 në favor të Polonisë./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!