Gazetari turk i mediumit shtetëror TRT, Yağız Sabuncuoğlu ka postuar një shkrim në Twitter ku e bën të kryer kalimin e Muriqit në Lazio.
Sipas këtij gazetari, Lazio dhe Fenerbahce kanë arritur një marrëveshje për transferimin e Vedat Muriqit nga Fenerbahçe në Lazio.
Sabuncouglu ka shkruar se shuma e transferimit që do të paguajë Lazio për Muriqin është 18 milionë euro.
Klubi turk do të përfitojë në disa bonuse në rast që fiton ndonjë trofe Muriqi me Lazio derisa lojtari kosovar do të këtë një pagë prej dy milionë euro në sezon.
Vedat Muriç Lazio’da
• 18 milyon Euro bonservis
• 2 milyon Euro + bonus maaş
• 5 yıl sözleşme— Yağız Sabuncuoğlu (@yagosabuncuoglu) August 19, 2020
Kontrata e Muriqit do të jetë pesë vjeçare dhe do të këtë edhe bonuse personale.
Me këtë transferim, aventura e Muriqit në Fenerbahçe do të jetë jetëshkurtër dhe ka zgjatur vetëm një sezon.
Megjithatë Muriqi do të jetë lojtari i parë kosovar që do të luajë në një ekip që zyrtarisht do të garojë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.