Trajneri aktual dhe ish-mesfushori i Liverpool, Steven Gerrard, ka thënë në një intervistë së fundmi se do të ishte një ëndërr që ai të bëhej menaxher i Liverpool.
Kapiteni legjendar i Liverpool, Gerrard, ka pranuar se është ëndrra e tij që një ditë të drejtoj klubin të cilit ai i dha gjithçka.
Gerrard ka dy vite që ka filluar karrierën e tij si menaxher, duke e udhëhequr klubin Rangers si të parën në Ligën Skoceze, pasi mposhtën rivalin e tyre të përjetshëm Cetlic. Duke pasur parasysh se çfarë profili të futbollistit ka ish-mesfushori i Liverpool, ai shpesh herë pyetet mbi të ardhmen e tij.
Ai gjatë një interviste pranoi se do të ishte një ëndërr që të kthehej në Anfield përsëri. “Unë marrë pyetje të ndryshme në qoftë se do të jem trajner i Liverpool një ditë, ose nëse është një ëndërr? Dhe po, padyshim që po”, u shpreh anglezi.
“Është klubi që nënkupton gjithçka për mua, por ne për momentin, kemi një ndër menaxherët më të mirë në botë, nëse jo më i miri”, tha ai për Klopp. Për fund 40 vjeçari tha se është e vështirë që ta parashikoni të ardhmen tuaj, mirëpo nuk do të hezitonte të udhëheq të Kuqtë, nëse do t’i vihej mundësia.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.