Legjenda e Liverpoolit, Steven Gerrard, thotë se Luis Suarez nuk tregonte respekt ndaj askujt gjatë stërvitjeve me skuadrën.
Pikërisht kjo sjellje e uruguaianit e kishte lënë Gerrardin të kuptojë se Suarezi do të ishte një superlojtar.
Luis Suarez e kompletoi transferimin e tij për 23 milionë funte në Anfield nga Ajaxi në janar të vitit 2011 dhe vazhdoi duke i shënuar 82 gola në 133 paraqitjet e tij të bëra me “Reds”.
Uruguaiani u bë shpejt njëri ndër lojtarët e preferuar në mesin e tifozëve të Liverpoolit për shkak të përkushtimit të tij ndaj futbollit dhe rrezikut që përbënte në sulm për kundërshtarët. Madje, në sezonin e tij të fundit me klubin anglez, Suarez i kishte shkuar afër trofeut të Premierligës.
Megjithatë, Suarezi kaloi në Barcelonë pasi Liverpooli e humbi titullin në garën kundër Manchester Cityt. Por, ai ende mbahet mend nga tifozët dhe ish-bashkëlojtarët e tij në Anfield.
Vetë Gerrardi ka bërë të ditur se si ishte mahnitur nga sjellja e 33-vjeçarit në stërvitje menjëherë pasi ishte shpërngulur në Angli.
“Shumë sulmues të cilin vinin te ne tregonin shumë respekt për lojtarët si Jamie Carragher, por ai [Suarez] nuk kishte respekt për askënd gjatë stërvitjeve… në një aspekt të mirë po e them”, ka thënë Gerrard.
“Ai u dilte përballë, i ngrite bërrylat e tij dhe e mbaj mend se mendoja që gjëra të tilla nuk sheh zakonisht në stërvitje, zakonisht sheh shumë respekt. Por, Luis kalonte rreth cilitdo dhe e gjuante cilindo mbrojtës për muri”.
“Ti mund ta kuptoje menjëherë, brenda pak ditëve pas ardhjes së tij, që ai do të bëhej një top lojtar për Liverpoolin”.