×
  • Sport
  • Sport

    “Gërrnaqat” vs “Vendasit”, mërgimtarët organizojnë ndeshje futbolli në Gjakovë

    Reporteri
    29 Dhjetor 2020 | 12:13

    Duket se tashmë mërgimtaret kanë filluar ta marrin me sportivitet fjalën “gërrnaq”, me të cilën gazetari Valon Syla përshkruan një grup kosovarësh që jetojnë në perëndim e që sipas vetë Sylës kanë disa tipare të veçanta.


    Ditë më herët Express ka raportuar për një rast, ku vëllai e ka regjistruar në telefon numrin e vëllait me emrin “Gërrnaqi”.

    Derisa sot, në Inbox-in e Gazetës Express kanë mbërritur disa fotografi të një ndeshje futbolli në fshatin Dolibare të Gjakovës, mërgimtarët vs vendasit.

    Mërgimtarët kanë pranuar që ekipin e tyre ta quajnë “Gërrnaqat”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!