×
  • Sport
  • Sport

    Gëzohen mediat serbe, e bëjnë punë të kryer eliminimin e Dritës

    Reporteri
    11 Gusht 2020 | 19:48

    Mediumi serb “Informer.rs” ka reaguar pas vendimit të UEFA-s për ta anuluar ndeshjen mes Dritës dhe Linfieldit.


    Ndeshja parashihej të zhvillohej në Nyon të Zvicrës, në “Colovray Stadium” nga ora 18:00 në pasditën e sotme dhe ishte e vlefshme për finalen e rundit preliminar të Ligës së Kampionëve, raporton “Zeri.info”.

    Por, për shkak të rasteve me COVID-19 te skuadra kosovare, ndeshja është anuluar nga autoritetet zvicerane të shëndetësisë.

    Mediumi serb “Informer.rs” e ka komentuar vendimin në fjalë të UEFA-s, duke shkruar se pas rasteve pozitive me COVID-19, ndeshja u anulua.

    “Kampionia e Kosovës, Drita mbeti pa një vend në rundin e parë eliminator të Ligës së Kampionëve, pas dy rasteve pozitive me COVID-19, kështu Linfield do të luajë kundër Legia Varshavës”, ka shkruar fillimisht mediumi në fjalë.

    “Sipas rregullave, Linfieldi duhet të luajë në rundin e parë eliminator të Ligës së Kampionëve”, shkruan në mes të tjerash “Informer.rs”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!