Trajneri i kombëtares së Kosovës, Alain Giresse ka dhënë komentet e tij pas ndeshjes ndaj Greqisë.
Kosova u mposht 0:2 ndaj Greqisë, për të humbur edhe shpresat për pozitën e parë.
Giresse tha se duhet bërë shumë punë pas kësaj ndeshje.
“Mendoj që kjo lojë e dytë e komplikon punën e kualifikimit. Sot ishte lojë e vështirë, prandaj ka shumë punë për të bërë sa i përket kualifikimit në vendin e parë”, ka thënë Giresse.
“Fillimisht, ne se kishim shumë topin. Patëm vështirësi të fitonim topin, sidomos në pjesën e parë. Tentuam pak të kontrollonim në pjesën e dytë, por nuk arritëm”, shtoi ai.
“Ka shumë punë për t’u përmirësuar. Duhet të rritet potenciali i lojtarëve, lojtarëve që mund t’i përzgjedhim. Sot e kemi parë rëndësinë e të gjithë atyre që na munguan dhe padyshim që kemi nevojë për gjithësecilin për t’u përballur me kombëtare si Greqia.”
“A do të ftoje më shumë lojtarë po ta dije situatën? Gjendja është e tillë, kështu që vazhdojmë përpara.”
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.