Humbja ndaj Lituanisë ishte shokuese për Shqipërinë.
Për këtë humbje, fajin mbi vete ka marrë mesfushori Klaus Gjasula, i cili ktheu gabimisht një top mbrapa, duke i asistuar lojtarit lituanez që shënoi golin e fitores.
Pas ndeshjes, Gjasula ka thënë se merr të gjitha përgjegjësitë. Më poshtë lajmi.net ua përcjell fjalët e Gjasulës.
“Ata ishin fizikisht më të fortë se ne. Luajtën një kundër një dhe na i bënë shumë të vështirë për të luajtur futboll. Kishin gjithë lojtarët takime me topin. Të krijonim raste ishte shumë e vështirë. Na vunë shumë në vështirësi. Nuk gjetëm një mënyrë për ta gjetur lojën tonë.
Marr përgjegjësitë e humbjes, ishte faji im. Gabova, prandaj humbëm ndeshjen. Besoj që po mos kisha bërë atë gabim, do të kishim marrë një barazim, ose mund të kishim fituar. Më vjen keq për ekipin. Prap kanë luftuar 2 ndeshje. Sot nuk patëm shans të merrnim pikë prej gabimit, prandaj më vjen shumë keq.
Ata fizikisht janë në nivel më lartë se ne. Pamë që nuk janë ekip i keq, edhe pse humbën 0-2 ndaj Kazakistanit. Pamë sekuenca nga ajo ndeshje dhe Lituania kishte luajtur më mirë. E kanë emrin e vogël, por sot u duk që nuk janë ekip i keq”, u shpreh Gjasula.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.