×
  • Sport
  • Sport

    Gjatë Botërorit të Katarit, Superliga e Kosovës do të pushojë

    Reporteri
    02 Gusht 2022 | 14:56

    Futbolli kosovar do të pushojë gjatë Kampionatit Botëror.

    Këtë e ka bërë të ditur sot Federata e Futbollit të Kosovës pasi e publikoi orarin e ndeshjeve dhe datat e fazës së parë të BKT Superligës së futbollit, shkruan “Gazeta Express”.

    “Për shkak se sivjet prej 21 nëntor deri më 18 dhjetor do të mbahet Kupa e Botës “Katar 2022”, Komisioni i Garave ka planifikuar që garat e stinorit vjeshtor të mbyllen para fillimit të këtij eventi, prandaj disa xhiro do të zhvillohen në mesjavë”, njofton shtëpia e futbollit kosovar.

    Gjithashtu, FFK-ja tregon se për shkak të ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës, Superliga do të pushojë nga data 19 shtator deri më 1 tetor.

    Siç dihet, sezoni i ri i ligës elitare të Kosovës do të nisë më 13 gusht.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!