E ardhmja e Philipe Coutinhos është larg Barcelonës. Mediat spanjolle raportojnë se braziliani me shumë gjasa sezonin e ardhshëm nuk do të jetë pjesë e katalanasve dhe në skenë është shfaqur dhe destinacioni i ardhshëm i lojtarit.
Chelsea duket se do të tentojë të sigurojë shërbimet e brazilianit dhe për t’ia arritur qëllimit ka gati dhe një ofertë të majme; 158 milionë euro.
Blutë e Londrës pritet që nga shitja e Hazardit të përfitojnë një shumë të majme, pasi siç dihet vetë belgu e ka deklaruar se pas suksesit në Europa League do të nisë një aventurë të re larg klubit britanik.
Për Coutinhon rikthimi në Premier League duket si një alternativë e mirë pas aventurës që pati me Liverpoolin, aty ku shkëlqeu.
Gjithsesi dëshira e Chelseat edhe nëse do të gjejë dakordësinë e ka një pengesë, pasi Bluve të Londrës u është hequr e drejta për të bërë merkato.
Çështja është apeluar dhe nëse vendimi bie poshtë një përgjigje të cilën do ta marrin në ditët e para të muajit korrik, atëherë Chelsea do të hidhet në sulm për të bërë çmos realizimin e këtij operacioni.
Shuma e ofruar nga ana e Chelseat i përafrohet shumë asaj që ka paguar Barcelona për Coutinhon.
Katalanasit kur transferuan brazilianin operacioni në total kapte shifrën e 160 milionë eurove.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.