Diego Armando Maradona është më mirë. Këto janë fjalët e lëshuara nga mjeku i tij personal, Leopoldo Luque, i cili ndjek kushtet e kampionit argjentinas që nga pranimi i tij në klinikën “Olivos” për heqjen e hematomës subdurale.
“Diego është më mirë, shumë më mirë, çdo ditë po përmirësohet. Rikuperimi (shërimi) i tij është i pabesueshëm, është shumë i kthjellët”, ka thënë Luque.
Maradona po mbahet ende nën monitorim të rreptë, pas operacionit në tru, megjithatë dje u lejua ta ndiqte nga dhoma e tij ndeshjen e Gimnasia, e cila, e drejtuar nga zëvendësi i tij, Sebastian Mendez, barazoi 2-2 kundër Velez Sarsfield .
Teksa e përcolli ndeshjen nga tableti i tij, Maradona komentoi çdo veprim dhe ishte i zemëruar me Orellano për golin e humbur, që do t’i jepte ekipit të tij fitoren. Dje ishte dita e tij më e mirë, që kur u operua.
Diego shihej më i qetë dhe i ndërgjegjshëm. Nëse shërimi nga operacioni shkon mirë, vëmendja e mjekëve do të përqendrohet te varësia nga alkooli, që ai ka krijuar, dhe që në fakt po i zgjat shtrimin në spital.
Nga vajza e tij, Giannina, vjen një dedikim dhe një thirrje. Në Instagram ajo postoi tekstin e një kënge nga Serù Giran, me titull “Ne do të shihemi përsëri”, shoqëruar me një foto të saj si fëmijë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.