×
  • Sport
  • Sport

    Gjenialiteti i Ismet Munishit: Prej njoftimit të Kosovës me futboll e deri te rikthimi i tifozëve dhe zbulimi i talenteve si Rashica

    Reporteri
    14 Dhjetor 2020 | 12:37

    Ismet Munishi po kritikohet e tallet për gjuhën e tij të papërmbajtur pas humbjes së padrejtë që e pësoi ekipi i tij, Ballkani, kundër Prishtinës në kryeqytet. Por, pas leximit të këtij artikulli do të bindeni se pas Fadil Vokrrit, ai është pika më e fortë gravitacionale e futbollit tonë.


    “Unë jam baba” – shpërtheu dje Munishi derisa i shau analistët duke i përmendur edhe “b*let”.

    Opinionit zakonisht i shkojnë nerva personat që kanë vetëbesim të madh, e që i thurin lavde vetes. Imagjinojeni sikur Albin Kurti të bënte deklarata eksplicite si Munishi?!

    Por, matanë deklaratave pompoze, në vendin tonë të vogël në periferi të Evropës, qëndron një mrekulli-bërës në kuptimin metaforik të fjalës – e të cilit po ia sheh hairin i gjithë vendi.

    I njohur për karrierën e tij të bujshme si futbollist, Munishi është shquar vazhdimisht për mënyrën direkte e të ndershme të komunikimit, ndonjëherë edhe për gjeste e reagime banale – e që shpesh shkakton situata siklete te njerëzit e tjerë ndërkohë që shumë njerëz kanë harruar punën e tij të jashtëzakonshme si trajner.

    Këto janë disa prej gjërave që as njerëzit më anti-Munish nuk mund t’i mohojnë:

    Talentët e zbuluar

    Munishi ka qenë kampion i Kosovës vetëm një herë – në edicionin debutues me Vushtrrinë – por kjo herë e vetme është legjendare. Të bëhesh kampion me Vushtrrinë nuk është njësoj si të bëhesh kampion me Prishtinës.

    Përveç kësaj, gjatë atij sezoni legjendar me Vushtrrinë, Munishi ia doli të zbulonte një talent të jashtëzakonshëm për futbollin kosovar: Milot Rashicën.

    Rashica ishte një ëndërr e bërë realitet, një futbollist me klas të lartë që ia doli të depërtonte shpejt në njërën prej ligave më të forta të botës, Gjermani. Kjo nuk ishte arritur nga asnjë tjetër më herët, shkruan Periskopi.

    Por, Munishi ka merita të padiskutueshme edhe për talentet e tjerë: Jetmir Topalli (që tashmë ka bërë hapin e madh drejt Superligës së Turqisë), Blendi Baftiu, Arbër Hoxha dhe së fundi Mirlind Daku (që u bë golashënuesi më i mirë në Evropë, nga Kosova).

    E vuri në hartë ligën e Kosovës

    Rrallë e hiç mund të keni dëgjuar nëpër kafene, apo të keni lexuar nëpër rrjete sociale të flitej për ligën e Kosovës në futboll para kohës së Munishit si trajner. Liga nuk ishte mjaftueshëm “sensacionale”, deklaratat e trajnerëve ishin më të matura se ato të ligave të nivelit më të lartë, ndeshjet shiteshin e bliheshin dhe askush nuk fliste etj.

    Ardhja e Munishit ishte si një revolucion në aspektin e Relacioneve me Publikun (PR). Një mrekulli nga qielli për FFK-në, që ia doli t’i bënte njerëzit të lidheshin pas futbollit vendor më shumë se asnjëherë. Disa e donin Munishin, disa e urrenin – por e rëndësishmja ishte se po flitej për të shpërfillurin futboll kosovar.

    Tejkalimi i situatës me pandeminë pritet ta bëj edhe më me pasion ligën, e prite të sjellë edhe më shumë tifozë nëpër tribuna.

    Loja e bukur

    Ballkani po shquhet për lojë brilante në këto dy sezone, dhe pa dyshim se trajnerit i shkojnë meritat më të mëdha, përkundër kontingjentit të madh të lojtarëve cilësorë. Munishi mund të zgjedhtë një lojë më pragmatike, më defanzive për të fituar titullin – por, ai ka zgjedhur rrezikimin, krijimin e rasteve, hapësirën më të madhe për talentet e reja, dhe mbi të gjitha argëtimin e tifozëve.

    As urryesit më të mëdhenj të “babës” nuk mund ta mohojnë se Ballkani luan më bukur e më rrjedhshëm se ekipet e tjera.

    Ndërkohë, një prej arsyeve pse tifozët kosovarë të futbollit munguan vazhdimisht nëpër stadiume ishte pikërisht loja katastrofale e shkapërderdhur dhe e shëmtuar e ekipeve që i simpatizonin

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!