×
  • Sport
  • Sport

    Gjerman hesapi: Klubi njohur fillon stërvitjet pavarësisht situatës me Koronavirus

    Reporteri
    21 Mars 2020 | 10:20

    Teksa virusi Covid-19 ka paralizuar një pjesë të mirë të Europës dhe Botës, në Gjermani gjejnë guximin të mendojnë për futboll.


    Është klubi i Bundesligës, RB Leipzig që ka zbritur dje në seancën stërvitore pas disa ditësh pauze. Lojtarë në distancë, grupe të vogla dhe dushe të personalizuar, këto janë masat që ka marrë klubi surprizë sezonet e fundit.

    Për këtë situatë nuk kanë munguar as kritikat, teksa “Kicker” shkruan se kushtet ishin të rrepta ndaj trajneri Nagelsmann dëshiron të ruaj formën e mirë me stërvitje.

    Me Bundesligën që është shtyrë për në maj, Leipzig nuk ka pritur duke nisur stërvitjen dhe njëkohësisht një lumë kritikash nga pas.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!