Franca si lider, Gjermania si e dyta dhe Portugalia si e treta më e mirë janë skuadrat e fundit që kanë siguruar një vend në mesin e 16 më të mirave në Kampionatin Evropian.
Gjermania ka shpëtuar për pak për t’u kualifikuar në një të tetën e finales në Euro 2020.
Në Allianz Arena, Gjermania e pa dy herë vetën jashtë Kampionatit Evropian, por dy herë reagoi për të barazuar rezultatin me Havert për 1-1 në minutën e 66’ dhe me Goretzka 2-2 në minutën e 84’, për t’u kualifikuar më tutje si e dyta me katër pikë, derisa u eliminua Hungaria.
Në ndeshjen e mbrëmjes, Portugalia dhe Franca dhuruan spektakël, sfidë që përfundoi 2-2 dhe që të dy skuadrat kaluan tutje, Franca si lider dhe Portugalia si e treta më e mirë.
Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzema bën diferencën duke shënuar nga dy gola për Kombëtaret e tyre, sfidë në të cilën u akorduan tre penallti, dy për Portugalinë e një për Francën.
CR7 nuk gaboi nga pika bardhë dy herë dhe arriti një rekord historik sa i përket golave të shënuar me Kombëtare, 109 aq sa kishte shënuar legjenda, Ali Daei që e mbante këtë rekord i vetëm para kësaj ndeshje.
Në rundin tjetër Gjermania do të ketë punë me Anglinë, derisa Franca dhe Portugalia pas pak mësojnë kundërshtarët.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.