×
  • Sport
  • Sport

    Gjest i veçantë, Messi vendos në ankand këpucët për fëmijët e sëmurë

    Reporteri
    15 Prill 2021 | 20:47

    Leo Messi ka vendosur të nxjerrë në një ankand këpucët e tij, me të cilat shënoi golin e 644 për Barcelonën.


    Ai vendosi rekord me atë gol dhe tani tifozët e tij mund t’i bëjnë tyret ato.

    Paratë që do të mblidhen nga ky ankand do të shkojnë sigurisht për bamirësi, konkretisht për fëmijët e sëmurë.

    Mendohet se për këpucët e veçanta të Messi do të ofrohet një shumë e konsiderueshme.

    Paratë do t’i marrë “Vall Hebron Univeristy Hospital” për “Arts and Health Projekt”.

    Messi mund të jetë duke zhvilluar sezonin e fundit me fanellën e Barcelonës.

    Atij i skadon kontrata në qershor dhe ende nuk ka shprehur dëshirën për të qëndruar, derisa për t’u larguar edhe zyrtarisht e kishte bërë të ditur vitin e kaluar, por Barça nuk e lejoi.

    Ardhja në krye të klubit, të Joan Laportë, ka kthyer shpresat te tifozët se më i miri i të gjitha kohëve do t’i varë atletet te klubi i tyre i zemrës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!