×
  • Sport
  • Sport

    Gjest aspak i mirë i Elseid Hysajt, nuk ia zgjatë dorën Amir Rrahmanit

    Reporteri
    11 Shkurt 2021 | 11:24

    Elseid Hysaj ka bërë një veprim aspak të mirë ndaj Amir Rrahmanit.


    Ky veprim i mbrojtësit shqiptar është bërë viral në rrjetet sociale, derisa nuk është pritur mirë nga fansat që e fajësojnë atë për sjelljen ndaj Rrahmanit.

    Në ndeshjen që Napoli humbi 3-1 nga Atalanta për t’u eliminuar nga Kupa, Hysaj u zëvendësua në fund të pjesës së parë për shkak të disa shqetësimeve.

    Por, teksa dilte nga fusha, ai nuk ia zgjati dorën Amirit, pasi ky i fundit u mundua ta bëjë një gjë të tillë.

     

    Injorimin nga ana e Hysajt, fansat nuk e kanë pritur aspak mirë që alodojnë se mund të ketë probleme mes tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!