×
  • Sport
  • Sport

    Gjesti i madh i tifozit të Kosovës që jeton në mërgim: Ua paguan autobusin tifozëve për të shkuar në Bullgari

    Reporteri
    04 Qershor 2019 | 23:13

    Tifozi i Kosovës që jeton në mërgim, Adi Sylqevci, ka treguar se ka zemër të madhe dhe është i gatshëm të bëjë shumë për vendin e tij.


    Sipas faqes “Fansat e Futbollit Kosovar”, ai ka paguar të gjitha shpenzimet për një autobus me tifozë për të shkuar në Bullgari, shkruan Reporteri.net.

    Nisja e këtij busi do të bëhet më 9 qershor në ora 09:00, nga qyteti i Gjilani dhe do të kalojë nëpër Prishtinë e Ferizaj.

    Mirëpo, faqja e tifozëve ka sqaruar se në këtë udhëtim mund të nisen vetëm ata që kanë viza ose paraporta të vendeve të BE-së.

    Ndryshe, Kosova ndeshet këtë të premtë luan ndeshjen kundër Malit të Zi, ndërkaq pak ditë pas e luan ndeshjen kundër Bullgarisë./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!