×
  • Sport
  • Sport

    Gjiganti anglez po e shikon mundësinë e transferimit të Dembeles

    Reporteri
    28 Qershor 2022 | 10:39

    Ousmane Dembele nuk po arrin assesi të merret vesh me Barcelonën për vazhdimin e kontratës, e cila do t’i skadojë këtë muaj.

    E në ndërkohë, përfaqësuesi francez është mjaft i kërkuar nga klubet më të rëndësishme të futbollit evropian.

    Sipas mediumit spanjoll “Sport”, klubi më i interesuar i orëve të fundit për futbollistin ofanziv është Liverpooli, përcjell “Gazeta Express”.

    “Reds” duan të përfitojnë nga rasti për faktin që lojtari është i lirë dhe janë duke e përgatitur një rrogë të majme për ta bindur atë që të zbarkojë në “Anfield Road”.

    Ndërkohë, interesim për ish-futbollistin e Borussia Dortmundit kanë shfaqur edhe klubet tjera të njohura evropiane si Bayern Munch, Chelsea e Paris Saint-Germain.

    Mbetet të shihet nëse Dembele do ta gjejë gjuhën e përbashkët me klubin katalunas në ditët në vazhdim apo do të vendosë përfundimisht të largohet nga “Camp Nou”.

    Gjatë pesë vjetëve të eksperiencës në Barcelonë, atë e kanë përshkuar lëndimet dhe forma e zbehtë, të cilën e riktheu vetëm këtë vit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!