×
  • Sport
  • Sport

    Gjilani dënohet me një mijë euro për shkak të thirrjeve ofenduese të tifozëve

    Reporteri
    19 Qershor 2019 | 12:49

    Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur se Komisioni Disiplinor i shkallës së parë ka vendosur ta dënojë Gjilanin me gjobë prej një mijë eurosh për shkak të thirrjeve ofenduese të tifozëve të klubit.


    Në ndeshjen përcaktuese të barazhit mes Gjilanit dhe Besës, të zhvilluar më 31 maj të këtij viti, tifozët e Gjilanit bënë thirrje ofenduese në kor drejtuar ekipit kundërshtar dhe futbollistit Alban Tusunit, në minutën e 84-të dhe të 85-të të ndeshjes, raporton Gazeta Express.

    Bazuar në rregulloren disiplinore, Gjilani do të duhet ta paguajë këtë shumë prej një mijë eurosh brenda afatit kohor prej 15 ditëve pasi vendimi të bëhet i plotfuqishëm.

    Në këtë komision ishin kryetari Dukagjin Zefi dhe anëtarët Luan Salihu dhe Avni Shala. Ata e mbajtën mbledhjen të martën dhe i shqyrtuan procedurat disipilinore të hapura në mbledhjen e kaluar.

    Ky komision vendosi ta dënojë edhe Agim Canin dhe klubin e tij, Vëllaznimit. Për të lexuar më shumë për dënimet e tyre, klikoni këtu.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!