Gjilani dhe Drita i kanë ndarë pikët në derbin kryesor të Superligës, pasi ndeshja përfundoi pa gola në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, shkruan Reporteri.net.
Dy ekipet gjilanase as pas 90 minutash lojë nuk arritën ta gjenë golin edhe pse kishin shanset e tyre.
E veçanta e kësaj loje ishte se të dy skuadrat kanë mbetur me dhjetë lojtarë në fushë në pjesën e dytë.
Gjilani nga minuta e 16-të mbeti pa lojtarin Ansi Nika që u ndëshkua me të kuq. Fat të njejtë në fund të pjesës së parë pati edhe lojtari i Dritës Haxhi Neziraj.
Kujtojmë se këtë derbi local nga afër po e ndjek edhe kreu i Gjilanit Lutfi Haziri me gruan dhe vajzat e tij.
Në stadium janë rreth 8 mijë tifozë një numër i konsiderueshëm duke parë se stadiumet në vendin tone nuk mbushen aq, por nëse kihet parasysh rivaliteti mes këtyre dy skuadrave nuk është edhe një numër aq i madh sa mund të jetë pritur.
Pas xhiros së 26-të, Drita gjendet në vendin e katërt me 45 pikë, ndërsa Gjilani në të gjashtin me 34. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.