×
  • Sport
  • Sport

    Gjilani dhe Prishtina mësojnë kundërshtarët për ndeshjet parakualifikuese në Ligën e Evropës

    Reporteri
    09 Gusht 2020 | 13:52

    Dy skuadrat kosovare që marrin pjesë këtë vit në Ligën e Evropës, Gjilani dhe Prishtina kanë mësuar kundërshtarët e radhës.


    Gjilani këtë vit merr pjesë për herë të parë në Ligën e Evropës dhe këtë arritje klubi bardhekuq e bëri pasi u shpall nën kampion i Kosovës.

    Në anën tjetër Prishtina që po merr pjesë që katër vite radhazi në Evropë, dhe këtë vit merr pjesë si fitues i Kupës së Kosovës.

    Tanimë dy skuadrat kanë mësuar kundërshtarët në raundin preliminar të Ligës së Evropës.

    Klubi kryeqytetas Prishtina do të përballet me skuadrën nga Gjibrlatari, Lincolnd Red Imps.

    Në anën tjetër Gjilani do të luaj ndaj skuadrës nga San Marino, Tre Penne.

    Kujtojmë që në këtë rang garash do të luhet vetëm nga një sfidë dhe fituesit do të luajnë në raundin e parë të kualifikimeve në Ligën e Evropës.

    Gjilani do të jetë mysafir i skuadrës nga San Marino, teksa si mysafirë luan edhe FC Prishtina. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!