×
  • Sport
  • Sport

    Gjilani-Drita, njoftim i rëndësishëm për shikuesit

    Reporteri
    08 Nëntor 2022 | 13:57

    Klubi i Gjilanit përmes një shkrimi në Facebook ka njoftuar se dueli i xhiros së 15-të në “Albi Mall” Superligë ndaj FC Drita do të zhvillohet të enjten më 11 Nëntor, në stadiumin ndihmës me bari sintetik në Gjilan.

    Për shkak të kushteve jo të favorshme dhe mungesës së tribunave, takimi do të zhvillohet pa prezencën e tifozëve dhe qëndrimi afër stadiumit do të jetë i ndaluar për shikues.

    “Mediat do të vendosen në pjesën Qendrore të stadiumit, aty ku do të qëndrojnë edhe zyrtarët e klubeve. Parkingu brenda stadiumit do jetë i mbyllur (përveç automjeteve zyrtare) dhe nuk do të lejohet parkingu i veturave afër hapsirave të stadiumit për shkak të sigurisë.” thuhet tutje në njoftimin e klubit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!