Gjilani të enjten zhvillon ndeshjen e rundit të parë kualifikues ndaj klubit qipriot APOEL Nicosia.
Para kësaj ndeshje shumë të rëndësishme për Gjilanin që vjen pas fitores ndaj Tre Penne në San Marioni, në konferencë për shtyp ishin të pranishëm trajneri Gentjan Mazani dhe mesfushori Muhamed Useinin.
Trajneri Mezani, beson se ekipi mund të dalë nga kjo përballje me rezultat pozitiv.
“Mendoj që kjo është një ndeshje tjetër dhe jo si ajo ndaj Tre Pennes për nga cilësia. Optimizmi është pasi në futboll mund të ndodh gjithçka. APEOL është ekip me buxhet shumë më të madh se ne, por ne jemi optimist”, ka deklaruar Mezani në konferencën për shtyp para ndeshjes.
Më pas tekniku i gjilanasve theksoi se gjasat për këtë ndeshje janë të barabarta.
“Do t’i qasemi ndeshjes me kujdes. Kemi punuar në të gjitha aspektet sidomos në atë defansiv, pasi që kundërshtari ka shumë cilësi në sulm. E kemi studiuar mirë kundërshtarin, por nuk është ai APOEL-i i para disa viteve. Mendoj se gjasat janë 50-50”, ka përfunduar Mezani.
Në konferencë ishte edhe futbollisti Muhamed Useini, i cili para mediave ka deklaruar se ekipi nuk ka frikë dhe se është i gatshëm për të shkaktuar befasi.
“Jemi të përgatitur, nuk duhet të frikësohemi. Befasitë janë të mirëseardhura në futboll. Ne do të provojmë të fitojmë”, ka deklaruar Useini.
Dueli ndërmjet Gjilanit dhe APOEL Nicosia zhvillohet të enjten me fillim nga ora 19:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.