×
  • Sport
  • -->
    Sport

    Gjilani përforcohet me portierin e njohur nga Shqipëria

    Reporteri
    29 Korrik 2020 | 23:23

    Gjilani e ka transferuar portierin Enea Koliçi të mërkurën, në prag të ndeshjeve kualifikuese për pjesëmarrje në Ligën e Evropës.


    Portieri nga Pogradeci ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me Gjilanin, e cila do ta mbajë atë në klub deri në verën e vitit 2022.

    Lajmin për transferimin e portierit me përvojë të madhe e bëri të ditur vetë klubi kuqebardh përmes një postimi në Facebook.

    “Gjilani ka arritur ti sigurojë shërbimet e portierit me përvojë të madhe, Enea Koliçi. Koliçi, prapa vetes ka mjaftë përvojë të madhe ku si futbollist kishte “sigurar” portat e shumë skuadrave nga Greqia dhe Shqipëria”, thuhet në njoftimin e Gjilanit.

    Karrierën e tij si portier, Koliçi e nisi në Iraklis në Greqi, ku përpos skuadrës së lartcekur ai kishte bërë paraqitje edhe me disa ekipe tjera greke si ajo e Olympiacos Volos, kurse në Shqipëri, Koliçi, kishte luajtur për ekipet e Flamurtarit, Kukësit e Skënderbeut të Korçës.

    Prezantimi i futbollistit të ri të skuadrës kuqebardh në fanellën e Gjilanit, do të bëhet gjatë ditëve në vijim.

    https://www.facebook.com/scgjilani/posts/689882488264437

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!