×
  • Sport
  • Sport

    Gjilani sot do të përballet në sfidën e vështirë kundër APOEL

    Reporteri
    27 Gusht 2020 | 9:05

    Skuadra e Gjilanit do të përballet në ndeshjen e sotme kundër APOEL-it.


    Kjo ndeshje pritet të fillojë nga ora 19:00 dhe do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.

    Trajneri i APOEL-it, Marinos Ouzounidis në konferencë për shtyp para mbrëmë ka deklaruar së janë gati 100 % dhe se ndihen favoritë në këtë takim.

    “Nuk ndjemë kurrfarë presioni pas barazimit në kampionat, pasi ka qenë ndeshja e parë e sezonit. Ne do të japim 100 për qind nga vetja në ndeshjen e së enjtes, do të bëjmë maksimumin dhe natyrisht se ndihemi favoritë për shkak se i kemi bërë të gjitha përgatitjet e mundshme gjatë kësaj kohe”, ka deklaruar ai.

    Ndeshja zhvillohet në kuadër të rrethit të parë kualifikues për Ligën e Evropës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!