×
  • Sport
  • Sport

    Gjilani vazhdon të mbahet, e dërgon ndeshjen me APOEL-in në vazhdime

    Reporteri
    27 Gusht 2020 | 20:53

    Gjilani – APOEL është mbyllur me rezultat 0-0 pas 90 minutave dhe tani do të kemi vazhdime


    Skuadra kosovare po mbrohet mjaft mirë ndaj një kundërshtari të fortë siç është APOEL, shkruan Reporteri.net

    APOEL po luan më mirë, me Gjilanin që po tenton vetëm me anë të kundërsulmeve.

    Qipriotët fituan një penalti në minutën e 77-të, me një ndërhyrje e cila ishte jashtë zonës.

    Por, Al-Tamari që mori përsipër goditjen e 11-metërisht dështoi pasi goditi topin lartë mbi portën e Enea Koliçit.

    Tani ndeshja ka shkuar në vazhdime dhe të shpresojmë që Gjilani do të mund të shkaktojë befasinë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!