×
  • Sport
  • Sport

    Gjimshiti më i miri për Atalantën në fushë, Kumbulla dëshpëron me Romën

    Reporteri
    13 Dhjetor 2020 | 17:53

    Skuadra nga Bergamo ka trifumuar me rezultat bindës 3:0 përballë Fiorentinës në takimin e javës së 11-të kampionale.


    Mbrojtësi shqiptar, Berat Gjimshiti ka qenë protagonist në fitoren e Atalantas në shtëpi.

    Fal paraqitjes fantastike të mbrojtësit të Kombëtares shqiptare, Gjimshiti mori notën më të lartë në këtë takim, atë 8.5.

    Në takimin tjetër në Serie A, Roma ka mposhtur me rezultat të thellë Bolognan si mysafirë me shifrat 1:5.

    Për Romën u paraqit nga minuta e parë, deri në minutën e 67-të Marash Kumbulla, lojtari shqiptar.

    Kumbulla u vlerësua me notën më të ulët te Roma 6.2, së bashku me bashkëlojtarin e tij në mbrojtje, Cristanten.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!