Berat Gjimshiti ka marrë një ofertë tunduese në aspektin financiar nga Al-Rayyan. Klubi nga Katari ka shënjestruar kapitenin e kombëtares shqiptare si përforcimin e duhur për mbrojtjen.
Dhe ka gati për 31-vjeçarin një kontratë 3-vjeçare me një pagë sezonale më shumë se dyfishi i asaj që përfiton në Serie A.
Por pasi ka reflektuar dhe është menduar gjatë mbrojtësi ka zgjedhur të vazhdojë karrierën tek Atalanta.
Skuadër ku është kthyer prej kohësh në një nga lojtarët më të rëndësishëm, ndërkohë që gëzon respektin dhe dashurinë e tifozëve bergamaskë.
Gjimshiti, i cili në maj ngriti si kapiten i zikaltërve trofeun e Europa League, dëshiron të luajë finalen e Superkupës së Europës përballë Realit të Madridit (14 gusht).
Gjithashtu edhe Champions League në sezonin e ardhshëm, me ekipin e Gasperinit që ka siguruar pjesëmarrjen në fazën e grupeve.
Përtej milionave nga Katari, futbollisti shqiptar preferon të vijojë aventurën e suksesshme tek Atalanta, pse jo për të tentuar edhe fitimin e titullit kampion.
Që do të ishte realizimi i një ëndrre për të, shokët e skuadrës, klubin dhe gjithë tifozët e skuadrës italiane.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.