×
  • Sport
  • -->
    Sport

    Gjimshiti: Shiriti i kapitenit përgjegjësi, dua trofe me Shqipërinë

    Reporteri
    05 Shkurt 2024 | 16:02

    Berat Gjimshiti ka dhënë një intervistë për “L`Eco di Bergamo” ku përveç sezonit aktual në Bergamo, ka folur edhe mbi rolin që ka në Kombëtaren shqiptare.

    E tashmja dhe e ardhmja – “Fakti që ndihem mirë në rolin ku jam tani do të thotë shumë. Luaj në mesin e qendrës së mbrojtjes së Atalantës dhe për mua është një përgjegjësi, e cila më ka përmirësuar si njeri dhe si lojtar”.

    Momenti i artë – “Fitoret radhazi nuk ndikojnë vetëm në pozicionin e skuadrës në klasifikim, por na japin shumë besim edhe ne lojtarëve në fushë”.

    Stabilitet dhe lidership – “Rrugëtimi im në Bergamo ka qenë gjithmonë në rritje. Fakti që ndihem pjesë e këtij projekti më shtyn që të jap gjithmonë maksimumin”.

    Suksese dhe trofe – “Ëndrra e ç’do lojtari është që të fitojë trofe. Unë kam ambicien që të realizoj këtë ëndërr si në nivel klubesh edhe me Shqipërinë”.

    Mungesa e golave në Serie A – “Nuk jam aspak i mërzitur se nuk kam gjetur rrugën e golit në kampionat. Unë shënoj në garat Evropiane ndërsa në Serie A shënojnë të tjerët”.

    Shqipëria – “Kam shumë përgjegjësi me Shqipërinë pasi jam kapiteni. Kam përgjegjësi përballë tifozëve, të cilët japin zemrën për ekipin dhe përballë shokëve të skuadrës. Fakti që jam kapiteni i Shqipërisë nuk është diçka që ndodh ç’do ditë, më ka dhënë shumë kurajë edhe tek Atalanta”.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!