×
  • Sport
  • Sport

    Gjobiten nëntë nga 12 klubet që tentuan ta formojnë Superligën Evropiane

    Reporteri
    07 Maj 2021 | 23:52

    Nëntë nga 12 klubet themeluese të garës së shkëputur të Superligës Evropiane janë gjobitur financiarisht dhe kolektivisht do të dhurojnë 15 milionë euro (18.25 milion dollarë) për organizatat bamirëse dhe do të heqin dorë nga pesë përqind e të ardhurave që do të kishin marrë nga gara.


    Në një njoftim për shtyp UEFA deklaron se Arsenali, AC Milan, Chelsea, Atletico Madrid, Inter Milan, Liverpool, Manchester City, Manchester United dhe Tottenham Hotspur, kanë pranuar se “projekti i Superligës ishte një gabim dhe kërkoj falje për tifozët , shoqatat kombëtare, ligat kombëtare, klubet e tjera evropiane dhe UEFA”.

    UEFA thotë se klubet kanë rënë dakord të gjobiten deri në 100 milion euro (121.7 milion dollarë) nëse shkelin angazhimet e tyre të UEFA-s.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!