×
  • Sport
  • Sport

    Goditje me parametra zero, Igli Tare planifikon afrimin e radhës te Lazio

    Reporteri
    15 Prill 2020 | 23:32

    Lazio ka nisur nga puna për të afruar lojtarë të rinj në merkaton e verës. Drejtori Igli Tare ka piketuar futbollistët që do të afrohen dhe si gjithmonë me kosto shumë të ulët për t’u shitur më pas me shifra të larta.


    Kjo është strategjia e sukseshme që drejtori shqiptar ka ndjekur deri më tani.

    Në listë është përfshirë mbrojtësi brazilian, Jemerson që luan me Monaco. Brazilian këtë sezon është aktivizuar në 13 ndeshje dhe kontrata me klubin anglez i përfundon në fund të edicionit.

    Duke parë këtë mundësi Tare po e vëzhgon me kujdes për të parë nëse është njeriu i duhur për mbrojtjen laciale. Jemerson do të ishte një goditje falas që mund të rezultojë mjaft efikase për skemat e Inzahgit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!