×
  • Sport
  • Sport

    Gol dhe asist: Rashani shkëlqen në Norvegji para ndeshjeve me Kosovën

    Reporteri
    30 Gusht 2020 | 19:52

    Odd e ka mposhtur Mjondalen me rezultat 5-1 në kuadër të javës së 16-të në kampionatin norvegjez


    Sulmuesi kosovar ka qenë protagonist në fitoren e skuadrës së tij Odd, ku bëri një asist dhe shënoi një gol, shkruan Reporteri.net

    Rashani me një goditje të bukur me të majtën e mposhti portierin kundërshtarë në minutën e 68-të për ta shënuar golin e pestë të Odd në përballjen kundër Mjondalen.

    Forma e Rashanit e gëzon edhe Bernard Challandesin, i cili mund të llogaritë në të për ndeshjet kundër Moldavisë dhe Greqisë në shtator. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!