×
  • Sport
  • Sport

    Gol, karton i verdhë e pastaj edhe i kuq, Shala i provon të gjitha në një ndeshje

    Reporteri
    21 Qershor 2020 | 19:54

    Herolind Shala ka qenë protagonist për Valerengan në ndeshjen kundër Stabaek që përfundoi 2-2


    Mesfushori i Kombëtares së Kosovës përjetoi të gjitha në një ndeshje, golin, kartonin e verdhë dhe më pas të kuqin, shkruan Reporteri.net

    Shala në minutën e 16-të shënoi golo të bukur për t’i dhënë epërsinë skuadrës së tij.

    Por, vetëm 10 minuta më vonë ai u ndëshkua me karton të verdhë.

    Ndrëkaq në minutën e 57-të Shala u ndëshkua për herë të dytë me karton të verdhë dhe kështu u përjashtua nga loja.

    Ndryshe, Valerenga në dy xhirot e para të kampionatit norvegjez ka shënuar një fitore dhe një barazim duke u renditur në vendin e gjashtë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!